Pas ditëve më vapë të madhe, moti duket se do të bëjë një kthesë.
Temperaturat do të ulen dhe reshjet e rrebeshet e shiut do të rikthehen në vend.
Ppjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të pësojnë zhvillim ne zonat veri-veriperëndimore duke sjellë rrebeshe shiu afat-shkurtër
Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në zonat qendrore-jugore duke lëne me vranësira të dendura dhe shira të izoluar zonat veriore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.
Era do fryjë mesatare ne toke dhe e forte ne det duke arritur shpejtësinë maksimale 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.