BallinaKronikeFoto/Policia shqetesohet nga zhurma dhe boritë në rrugë të dasmorëve: Ja apeli

Foto/Policia shqetesohet nga zhurma dhe boritë në rrugë të dasmorëve: Ja apeli

spot_img
spot_img

Policia Rrugore ka apeluar ndaj të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjeve në rrugë, kryesisht në ato zona ku fluksi i qytetarëve është i lartë me qëllim parandalimin e çdo fatkeqësie të mundshme

Me një porosi të veçantë, Policia Rrugore iu drejtohet qytetarëve, të cilët janë faktuar me foto dhe video se me karvanët e dasmave në zonat e banuara jo vetëm që shkelin ligjin duke përdorur boritë në mënyrë të pa nevojshme, por në të shumtën e rasteve kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve gjatë gjithë segmenteve ku ata lëvizin.

Apeli i Policisë drejtuar qytetarëve:
Këto ditë pushimesh shërbimet e Policisë Rrugore vazhdojnë të jenë të angazhuara, kryesisht në menaxhimin e trafikut në akset rrugore të vendit, sidomos në zonat turistike në afërsi të plazheve dhe zonat rrugore bregdetare. Me ndihmën e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve, trafiku është përballuar duke mos krijuar bllokime dhe radhë të gjata. Ndërkohë që kemi vënë re shqetësime në mjaft raste, në të gjithë qendrat e banuara dhe në kryeqytet, pasi në këtë sezon shtohen karvanet me makina të dasmoreve të përbërë nga mjete që qarkullojnë:

.Me shpejtesi të ulët duke penguar mjetet e tjera;

Pasagjerë që dalin nga dyert e mjeteve në mënyrë të hareshme, duke rrezikuar dukshëm sigurinë e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në trafik;
Mjete që në mënyrë abuzive, krejtësisht të panevojshme përdorin sistemet zanore (boritë) duke shkelur ligjin dhe duke shqetësuar banoret me “ndotje zanore” të panevojshme;
Në mjaft raste janë vërejtur pasagjerë (dasmorë) në kamioncina ku ndodhet orkestra, të cilët qëndrojnë në këmbë në karroceri, ndërkohë që mjeti është në lëzizje dhe çdo frenim i mjetit sjell rrëzimin e tyre;
Shumicën e rasteve, nga mjetet e dasmorëve janë evidentuar drejtues që tejkalojnë kufijtë e shpejtësisë;
Shërbimet e Policisë Rrugore ftojnë qytetarët që të sillen dhe të festojnë në mënyrë të përgjegjshme në rrugë, si drejtuesit e mjeteve ashtu dhe pasagjerët. Edhe në të tilla raste siguria e tyre është prioritet i shërbimit të Policisë Rrugore, ndaj nuk do të tolerohen sjellje që cenojnë dukshëm standardin e sigurisë rrugore.

Policia Rrugore ka filozofinë e policimit në bashkëpunim me komunitetin rrugor dhe në këtë kuadër mirëpresim çdo foto dhe video të rasteve të tilla abuzimi në rrugë nga karvanët e makinave të dasmorëve, me qëllim marrjen e masave administrative në përputhje me normat e Kodit Rrugor, duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Dasmat janë momentet më të spikatura dhe të bukura për njerëzit. Le të sillemi në mënyrën e duhur që ato të mbeten të tilla!

Siguria rrugore është e para ! 👮♂🚔

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular