BallinaAktualitet"30 qershori, thirrje për ndryshim"/Lulzim Basha: Do ti përgjigjemi si e vetmja...

“30 qershori, thirrje për ndryshim”/Lulzim Basha: Do ti përgjigjemi si e vetmja forcë politike që mund ta sjellë atë

Varfëria, papunësia, hajdutëria dhe padrejtësia e Bandës së Rilindjes janë disa nga arsyet pse njerëzit e refuzuan 30 qershorin. Kështu shprehet në një postim të tijin në Facebook, kretari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Varfëria, papunësia, hajdutëria dhe padrejtësia e Bandës së Rilindjes janë disa nga arsyet pse njerëzit e refuzuan 30 qershorin, duke e kuptuar se ato votime nuk ishin në interes të tyre, por për të thelluar hajdutërinë e Edi Ramës, që është sot aktiviteti i tij i vetëm politik dhe ekonomik.

Vetëm këtë javë, nga tenderi korruptiv për uniformat e policisë, 15 milionë euro zhduken në xhepat e Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ndërsa, nga tenderi korruptiv për sistemin e ri të faturimit të biznesit, i cili nxjerr jashtë përdorimit kasat fiskale, i shton biznesit një tarifë të re deri në 100 euro. Këtë po e bën një kompani fantazëm, gjoja kroate, e cila është kompania e këshilltarit të Edi Ramës dhe paratë do të shkojnë te familjarët e kryeministrit.

Thirrjes tuaj për ndryshim me 30 qershor do ti përgjigjemi si e vetmja forcë që ka fuqinë politike, përvojën, vizionin dhe programin për ta sjellë këtë ndryshim përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme! #ShqiperiasiEuropa

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular