BallinaAktualitetMonika Kryemadhi foto me të birin: Çasti më i bukur i së...

Monika Kryemadhi foto me të birin: Çasti më i bukur i së dielës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ndodhet në Prevallë, Prizren me familjen e saj ku po kalon një fundjavë pushimesh. Ajo ka publikuar një foto me djalin Besarin teksa shfaqen në natyrë të qeshur, e me sa duket ajo që po e shijon më shumë qëndrimin me të birin tashmë një zotëri është Kryemadhi, e cila i shpreh ndjesitë me një postim në “Facebook”.

“Me Besarin në Prevallë. Duhet të gjesh gjithmonë një çast të jetosh e shijosh ato çka Zoti na ka dhuruar të gjithëve, familjen dhe natyrën e bukur shqiptare. Ky është çasti më i bukur i së dielës sot. Moment që më bën të ndihem nënë, shoqe dhe bashkudhëtare në krah të Besit. Ju uroj të gjithëve një të diel të lumtur, larg streseve të jetës së përditshme, pranë familjes, fëmijëve dhe prindërve”, shkruan Kryemadhi.

Mëngjesin e sotëm ishte Presidenti Meta ai që uronte shqiptarët për një të diel të bukur me familjet teksa postonte foton me familjen e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular