BallinaAktualitetIsh shefi i antidrogës Dritan Zagani "sherr" me Edi Ramën në rrjetet...

Ish shefi i antidrogës Dritan Zagani “sherr” me Edi Ramën në rrjetet sociale

Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani, tashmë në azil në një prej vendeve të BE, ka replikuar me kryeministrin Edi Rama në platformën “Telegram”.

Disa ditë më parë, kreu i qeverisë dhe anëtarë të tjerë të kabinetit ju bashkuan rrjetit “Telegram”, njoftim i cili i shkoi çdo personi që ka numrin e Ramës.

Por e para gjë që i ka shkuar në sy Zaganit është fotoja e profilit të kryeministrit Rama, e cila është gjysmë bronzi.

BISEDA MES ZAGANIT DHE RAMËS:

Dritan Zagani: Kjo foto e profilit shumë e bukur. Fiks tregon karakterin tëndë siç je.

Edi Rama: Mëso shqip, mëso shqip dhe mos u zgërdhi me broçkullat që të nxjerr kamarja e gojës.

Dritan Zagani: Hahaha..je i madh fare..nga trupi se me mendjen ke ik andej nga nuk kthehesh me…dhe ta mendosh se je KM…sa poshtë ka rënë ai vend me një gënjeshtar mashtrues si ti. E hoqe karrigen e thyer o karigethyeri ynë.

Image

Image

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular