BallinaAktualitetNë vargje/Protesta e një Socialisti te vërtetë..

Në vargje/Protesta e një Socialisti te vërtetë..

spot_img
spot_img

Une dua te protestoj..

Une dua te protestoj,

Per ca halle te medha,

Per pagat e deputeteve,

Qe te rriten  edhe ca.

Une dua te protestoj,

Veç ne emer te lirise,

Gjithe gjyqtaret milardiere,

Te jene” Nderi  Shqiperise”

Une dua te protestoj

Se u beme si karnavale,

Per gjithe njerzit e papune,

Te ulet ndihma sociale.

Une dua te protestoj,

Ne dore do mbaj nje pankarte,

Te ulet ndihma sociale,

Sepse eshte shume e larte.

Une dua te protestoj,

Sepse s’me pelqen kjo pune,

T’i ulet rroga punetorit,

Te kemi taksa me shume.

Une dua te protestoj,

Le te lehin gjithe zagaret.

Ç’ka mbi toke e ç’ka nen toke,

Ta marrin qeveritaret,

Une dua te protestoj,

Pa shume zhurme e pa shume buje,

Qe te kemi me pak drita,

Qe te kemi me pak uje.

Une dua te protestoj,

Nate e dite do rri pa gjume,

Per ata qe nuk kane tesera,

Asnjeri  mos hyje ne pune.

Une dua te protestoj

Se keshtu nuk mund te rri,

Te mos kemi sindikata,

Te kemi me shume parti.

Une dua te protestoj,

E quaj protesten nder,

Qe ministri per financat,

Te mos jete kurre financier.

Une dua te protestoj,

Te mos e ndryshojme gjirizin,

Per ata qe na sundojne,

Ta ulim me shume kurrizin.

Une dua te protestoj,

Te kemi me shume çakej,

Dhe ushqime pa hormone,

Asnjeri mos shkoje te bleje.

Une dua te protestoj,

Gjoksi me dufe m’u mbush,

Nese s’eshte ajri i ndotur,

Te mos marri fryme askush.

Une dua te protestoj,

Do te jem ne vije te pare,

Te mos kemi me deshmore,

Te mos kete me lapidare,

Une dua te protestoj,

Le te thone u be i lig,

Kriminelet dhe hajdutet,

T’i kemi ne  politike.

Une dua te protestoj,

Dhe askujt nuk i hap rruge,

Ata qe s”paguajne drita,

Duhet te kalben ne burg.

Une dua te protestoj,

Kapitull te ri do çel,

Qe populli  shqiptar,

Te mos jete kaq shume rrebel.

Une dua te protestoj,

Se na mbyten sharlatanet,

Te kete veting per te varferit,

Dhe jo per politikanet.

Une dua te protestoj,

Anembane te shkoje jehona,

Qe gjithe klases politike,

T’i japim nga ditet tona.

I.Xhaferi.Gjirokaster..

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular