BallinaAktualitetPeter Lumaj: Dispora e shikon Bashën si kryeministrin e ardhshëm

Peter Lumaj: Dispora e shikon Bashën si kryeministrin e ardhshëm

Në një intervistë për Shijak TV, Peter Lumaj, avokati i njohur shqiptaro-amerikan, ish-kandidat për Guvernator dhe Senator republikan në SHBA,  teksa ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe pas disa këshillash për liderin e opozitës Lulzim Basha, është shprehur i bindur se, kreu i PD-së do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.

Sipas Lumajt, Basha duhet ta reformojë PD-në dhe të forcojë lidhjet me Diasporën, e cila e do shumë.
“Bashën, të cilin unë e admiroj shumë, ende e ka mundësinë, që lëvizjen antisocialiste, kundërsocialiste dhe kundër korrupsionit, ta organizojë shumë më mirë se e ka organizuar deri më tani. Ta reformojë Partinë Demokratike, ku, kam konstatuar që ka nisur disa reforma. Të krijojë e të forcojë lidhjen me Diasporën, sepse Bashën e duan shumë në Diasporë. Dhe mungesa e prezencës së të djathtës në Diasporë, nuk pritet mirë nga ta. Ai do të ishte udhëheqësi dhe Kryeministri i pazëvendësueshëm në zgjedhjet e ardhshme. Ky është momenti më i volitshëm për Bashën”, deklaron Peter Lumaj. /

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular