BallinaAktualitetTritoli ndaj Vendim Demajt, reagon Xhelal Mziu: Akt i pastër i hakmarrjes...

Tritoli ndaj Vendim Demajt, reagon Xhelal Mziu: Akt i pastër i hakmarrjes politike

spot_img
spot_img

Për ngjarjen e rëndë të venies së tritolit në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Kamëz Vendim Demajt ka reaguar dhe kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu.
Zoti Mziu i cili ishte tek banesa e Demajt interesimit të medias iu përgjigj: “Po ndiqja nga mediat si fillim atë çfarë kishte ndodhur dhe më vjen shumë mirë që është opozita sot sinjalizuesja e këtyre ngjarjeve duke marrë dhe në mbrojtje qytetarët sepse policia fle dhe i fsheh ngjarjet.
“Eshtë një ngjarje e rëndë kjo që kalon në heshtje nga policia. Ky është një akt i pastër hakmarrje politike duke qenë se Vendim Demaj është jo vetem nënkryetar i Bashkisë Kamez por dhe anetarë i Këshillit Kombëtar te Partise Demokratike dhe një person mjaft aktiv në protestat e organizuara nga opozita. Jo e shihni vet situaten  familjes se Vendimit dhe komshiut të tij që për fat nuk ishin prezent, por kjo është pasqyra e këtij regjimit jo vetëm për fshehjen e krimit, por hakmarrjen ndaj opozitës ndaj atyre që si bëjnë freskët qeverisë”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular