BallinaKronikeVideo/Makina bie nga lartësia, plagosen 8 turistë polakë në Durrës

Video/Makina bie nga lartësia, plagosen 8 turistë polakë në Durrës

Një fuoristradë me 8 turistë është aksidentuar pasditen e së dielës rreth orës 19:00 në fshatin Bizë të njësisë administrative Ishëm ne Durrës


Mësohet se makina me të cilën ata po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa metra jashtë rrugës. Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” shihet momenti kur makina është duke u nxjerrë nga vendngjarja. Si pasojë e aksidentit turistët polakë kanë marrë plagë dhe fraktura në pjesë të ndryshme të trupit dhe janë dërguar në spitalin e Durrësit.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë mosnjohja e terrenit nga turistët dhe mungesa e ndriçimit. Ngjarja ende nuk është bërë publike nga policia.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular