Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjet artikullin e një prej mediave britanike të specializuara në fushën e turizmit, që e vlerëson Shqipërinë me numrin 10 mes 25 vendeve të Botës.
“…dhe me renditjen e Shqipërisë me numrin 10 mes 25 vendeve të botës për të mos u humbur pa vizituar edhe në vjeshtë nga prestigjiozja britanike e udhëtimeve Condé Nast Traveller, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjet.
Por në komentet që pasojnë postimin e Ramës, qytetarët shprehen të revoltuar dhe mosbesues.
“Sa miliona ke paguar për këtë artikull”, e pyet një prej ndjekësve të tij Ramën, ndërsa një tjetër i shkruan “ik me gjithë këto përralla, njerëzit nuk kanë bukë të hanë”.
“Jemi me numrin 10 për atë që i ka falur Zoti, po të bëhet me atë që keni bërë ju, kushedi ku jemi”, është një tjetër koment, në faqen e Kryeministrit në rrjetin social.
Më poshtë mund të lexoni të plota një pjesë të komenteve dhe reagimeve të ndjekësve të Kryeministrit në rrjet.