BallinaAktualitetEurobarometri/ Shqiptarët: Jetojmë më keq, po shkojmë në rrugë të gabuar

Eurobarometri/ Shqiptarët: Jetojmë më keq, po shkojmë në rrugë të gabuar

Situata ekonomike, krimi dhe papunësia mbeten sfidat më të mëdha me të cilat përballen qytetarët shqiptarë. Sipas sondazhit më të fundit Eurobarometri i Pranverës 2019, 61 për qind e shqiptarëve mendojnë se situata ekonomike në vend është në gjendje të keqe. Kjo shifër është 14 pikë për qindje më e lartë se shifra e raportuar në Eurobarometrin e Vjeshtës 2018.

Situata e përgjithshme në vend mbetet e rënduar, ku 53 për qind e të intervistuarve nuk e fshehin pesimizmin. Situata ekonomike shqetëson 38 për qind të të intervistuarve krahasuar me mesataren europiane prej 16 për qind, ndjekur nga problemet me sistemin e sigurimeve, kostot e jetesës dhe krimin me 18 për qind.

57 për qind tregojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar dhe 39 për qind se po ndjek rrugën e duhur.

Për nivelin e besimit, sondazhi nxjerr se partitë politike shqiptare gëzojnë pak besim në popullsi me rezultatin 77 kundrejt 21 për qind, parlamenti, mediet, autoritetet publike dhe qeveria janë relativisht të pabesueshme, ku prirjet për këtë të fundit janë në nivelin 56 me 40 për qind.

Nga ana tjetër, konfirmohet besimi absolut në Bashkimin Europian, ku 91 për qind e të intervistuarve shprehen se anëtarësimi është i mirë për vendin, 1 për qind, mendojnë se është keq për vendin dhe 8 për qind janë dyshues.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular