BallinaKryesore1989/Përpjekje për arratisje me tub ajrimi

1989/Përpjekje për arratisje me tub ajrimi

Nga Kastriot Dervishi

Në 7 korrikun 1989 një shtetas është përgatitur me një mënyrë origjinale për t’u arratisur nga liqeni i Ohrit. Përpjekja e tij ngeli në tentativë për shkak të lëvizjeve të rakorduara mirë gjatë fazës së përgatitjes. Ka përgatitur kamerdare dhe një tub ajrimi, të cilët i ka futur në çantë. Kështu ka shkuar në Pogradec në zonën ku rrinin pushuesit. Veprimet e tij, sidomos çanta, ka rënë në sy të punonjësve të policisë, Thoma Vako dhe Agron Hoxha, të cilët i kanë kërkuar të kontrollojnë çantën. Është arrestuar këtë datë. Gjykata e Rrethit Pogradec me vendimin nr.91, datë 24.7.1989 e deklaroi fajtor kryesisht në bazë të nenit 47/gj të Kodit Penal dhe e dënoi me 10 vjet burgim. Në justifikimin e vendimin thuhej se i pandehuri ishte nxitur “nga emisionet e huaja televizive, i ka lindur mendimi kriminal për të bërë veprime përgatitore për t’u arratisur jashtë shtetit”. Gjykata e lartë me vendimin nr.99, datë 22.8.1989 ia përgjysmoi dënimin në 5 vjet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular