Teatri Kombëtar vazhdon të japë shfaqje të hapura publike për artdashësit e tij. Edhe pse në presionin e vazhdueshëm të pushtetit të Ramës, për ta zhdukur si institucion, Teatri vazhdon me shfaqje. Sonte në skenën e Teatrit është vendosur shfaqja ‘Kanuni i Guras’.
Surprizuese në këtë mbrëmje është edhe prania e Robert Wilton, zv/ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, i cili duket se i eshte bashkuar artisteve ne mbrojtjen e Teatrit.
Siç shikohet edhe nga fotot, zv.ambasadori Wilton, është në mesin e shumë artdashësve të tjerë që po i drejtohen sallës së Teatrit Kombëtar.