BallinaAktualitetMinistrin e lë muzika pa gjumë, policia nuk ja var, ja çfarë...

Ministrin e lë muzika pa gjumë, policia nuk ja var, ja çfarë bën Çuçi

Ministri i Bujqësisë, Bledi Cuçi, i cili është akomoduar gjatë kësaj vere në bregdetin e Himarës është shfaqur shumë i nervozuar në fjalën e tij, gjatë një takimi që ka thirrur urgjente me drejtorët lokalë.

Halli i Çuçit ka qenë jo vetëm pagjumësia gjatë natës së shkuar për shkak të muzikës së lartë që vinte nga një lokal përball hotelit të tij, por edhe sepse policia nuk ka denjuar 4 herë që të zbatojë urdhrin që ju ka dhënë për të shkuar e për të mbyllur muzikën.

Më pas ai i ka kërkuar drejtorit të policisë që të fusin brenda, të gjithë ata që kundërshtojnë.

‘Orari i zhurmave nuk zbatohet, në vendin ku unë po rri kam bërë katër telefonata në numrat e policisë që janë bërë, dhe jo vetëm që nuk ka reaguar njeri, ishte një situatë e tmerrshme. U detyrova e mora personalisht atë zotërinë, që muzika të ulej brenda 3 minutash.

Kjo gjë nuk duhet të ndodhë më, drejtor të lutem shumë merr masat që të zbatohet VKM-ja, kapini shoqërojini brenda ata që kundërshtojnë, kjo gjë duhet të marrë fund, është e tmerrshme situata.

Mbrëmë dy miqtë e mi shkuan vetë te lokali ku ishte vendosur muzika, dhe ata njërin prej bokseve e kishin drejtuar nga hoteli, pra po i bënin karshillëk shtetit. Më beso drejtor se e kam shumë seriozisht këtë gjë’, ka qarë hallin e tij Çuçi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular