BallinaAktualitetThyhet dera/Rakip Suli hyn në bashkinë Kamëz: Kryefjala ime do të jetë...

Thyhet dera/Rakip Suli hyn në bashkinë Kamëz: Kryefjala ime do të jetë puna

Rakip Suli ka hyrë në bashkinë e Kamzës si kryetar i dalë nga votimet e 30 qershorit, pas 12 vitesh që kjo bashki drejtohej nga Xhelal Mziu i PD-së.

Dera e jashtme e godinës është thyer pasi ishte mbyllur nga administrata e mëparshme. Si për të treguar forcën, rreth godinës janë mbledhur mbështetës të Sulit, të cilët e kanë shoqëruar deri brenda.

Para se të ulej në karrigen e kryetarit, Suli u zotua se do iu shërbejë qytetarëve, të cilëve iu ka munguar shërbimi nga bashkia e Mziut. Ai tha se iu shërbejë të majtëve e të djathtëve.

Me heret Kryetari i ri i Kamzës, Rakip Suli pas betimit  në ambientet e shkollës “Ibrahim Rugova” në krye të bashkisë Kamëz foli për mediat, ku tha se kryefjala e tij është puna dhe shërbimi për çdo qytetar, pa dallime politike. Ai tha se në Kamëz do të ketë një superskuadër, e cila që nga mëngjesi deri në darkë do të mendojë për përmirësimin e jetës së banorëve të kësaj bashkie.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular