BallinaKulture“Sunny Hill Festival” kulmon me Calvin Harrisin dhe hitin e Dua Lipës

“Sunny Hill Festival” kulmon me Calvin Harrisin dhe hitin e Dua Lipës

Ishte realizuar një vit më parë pa menduar se një ditë do të bënte për vete mijëra adhurues në vendlindjen e këngëtares. Kënga “One Kiss” e producentit skocez, Calvin Harris, dhe Dua Lipës ka qenë momenti kulmor i natës së tretë të “Sunny Hill Fesitval”, shkruan sot Koha Ditore.

Sikundër suksesi i saj në “Brittish Awards” ku kishte fituar çmimin “Best British Single” dhe më pas kishte thyer rekord si më e shitura e vitit, kjo këngë është kënduar në kor nga pjesa më e madhe e të pranishmëve në natën finale që përmbylli edicionin e dytë të Festivalit “Sunny Hill”. Ishte ora 23:58 kur mes efekteve të koreografuara të ndriçimit dhe makinave tymuese doli artistja Dua Lipa, emri i së cilës është bërë identifikim për Festivalin që sjell yjet botërorë në Prishtinë.

Për më shumë se një orë pas mesnatës, DJ skocez Calvin Harris ka elektrizuar atmosferën në Parkun e “Gërmisë” duke e bërë publikun të vallëzonte nën tingujt unikë të përftuar nga bitsat që kalonin qartazi nga një këngë në tjetrën.

Fitues i disa çmimeve në “Brit Awards”, DJ 34-vjeçar gjatë performancës ka lëshuar edhe këngën e tij të njohur “Summer”, e realizuar në vitin 2014 dhe e nominuar një vit më vonë në “Brit Awards”.

Pjesë e repertorit të tij në skenën gjigante të “Gërmisë” ishin edhe këngët e tij të njohura “How deep is your love” nga Disciples dhe “Blame” në bashkëpunim me John Newman.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular