BallinaAktualitetXhelal Mziu: Jam në detyrë, 30 qershori i paligjshëm

Xhelal Mziu: Jam në detyrë, 30 qershori i paligjshëm

spot_img
spot_img

Kryebashkiaku ende në detyrë, Xhelal Mziu insiston se është ende ai kryetari i Bashkisë së Kamzës dhe se nuk do ta lirojë zyrën.

Edhe pse sot në shkollën “Hillary Clinton” konstituohet këshilli i ri bashkiak i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit dhe betohet kryebashkiaku i ri Rakip Suli, Mziu deklaron se do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë. Sipas tij, më 30 qershor nuk pati zgjedhje të ligjshme. Sipas tij, Rakip Suli nuk përfaqëson askënd pasi në këto votime morën pjesë vetëm 6% të zgjedhësve.

”Vazhdoj funksionin për të cilin jam mandatuar. Zoti Suli përfaqëson një proces farsë ku morën pjesë në votime vetëm 6% të banorëve të Kamzës. Nuk besoj se pati zgjedhje më 30 qershor. Suli mori 4 herë më pak vota se kandidati i mëparshëm i PS në Kamëz. Ky është një uzurpim i institucioneve, ia kalojnë dhe kohës së Enver Hoxhës. Kemi një qeveri, parlament të një partie. Kush e njeh demokracinë e di se në 30 qershor nuk pati zgjedhje. Do vazhdojë detyrën sot deri në orarin zyrtar dhe nesër në orën 08:00 do kthehem sërish”,-u shpreh Mziu për A2 CNN.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular