BallinaAktualitetEMRAT/Tragjike, digjet brenda mjetit në flakë fieraku, partnerja e tij në spital....

EMRAT/Tragjike, digjet brenda mjetit në flakë fieraku, partnerja e tij në spital. Si ndodhi aksidenti

Një person ka humbur jetën ndërsa një grua ndodhet në spital jashtë rrezikut. Një makinë ka dalë nga rruga në aksin Sarandë-Delvinë, në vendin e quajtur Karahaxh dhe ka marrë flakë. Për pasojë, shoferi është djegur i gjallë brenda në makinë kurse gruaja e ishte me të, bashkëjetuesja ka shpëtuar për mrekulli.

“Panorama” mëson se viktima quhet Albert Caushi, kurse partnerja e tij Merita Muja 44 vjec.

Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur “Karahaxh”, automjeti tip “Renault Megane” që drejtohej nga shtetasi A.C, ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.

Si pasojë e flakëve të shpejta është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi, shtetasi A.C me banim në Fier.

Ndërsa bashkëjetuesja e tij shtetasja M.M, ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular