BallinaTe tjeraNokia 7.2 pritet të vijë me 6 GB RAM dhe Android Pie....

Nokia 7.2 pritet të vijë me 6 GB RAM dhe Android Pie. Ja të dhënat..

Në fillim të muajit të kaluar është spekuluar për pajisjen e ardhshme nga kompania HMD Global me emrin kodues “Daredevil”. Më vonë është raportuar se ky telefon do të quhet Nokia 7.2, ndërsa tani uebfaqja e njohur Geekbench ka zbuluar specifikat e tij kyçe, shkruan gsmarena.

Nokia 7.2 pritet të vijë me procesor të Qualcommit me tetë bërthama, gjë që pritet të jetë Snapdragon 710, e shpejtësi prej 1.84 GHz i cili është i kombinuar me 6 GB RAM memorie si dhe do të punojë me sistemin operativ Android 9 Pie, transmeton Koha.net.

Image

Gjithashtu, më herët është spekuluar se smartfoni i ri i Nokias do të ketë tre kamera në pjesën e pasme dhe kryesorja do të jetë prej 48 megapikselë.

Pjesa e përparme e tij, po ashtu, do të ketë ekran 6.2-inç FHD+ me prerje (notch) ndërsa në pjesën e pasme do të jetë sensori për gishta, si dhe pritet të ketë baterinë prej 3.500 mAh.

Sa i përket lansimit, Nokia 7.2 mund të debutojë në IFA më 6 shtator së bashku me Nokia 6.2.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular