BallinaKronikeFier, gjendet i vrarë në kanal 23-vjeçari, dyshime se e kanë nxjerrë...

Fier, gjendet i vrarë në kanal 23-vjeçari, dyshime se e kanë nxjerrë me forcë nga makina

Një i ri 22 vjeçar me iniciale F.S. është gjetur i vdekur në rrethana të habitshme është gjetur mëngjesin e sotëm pranë një kanali në Sulaj të Fierit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të identifikuar viktimën dhe rrethanat se si mund ta kishte humbur jetën dhe ka zbuluar në afërsi të vendit të ngjarjes një makinë Renault të braktisur.

Viktima ishte vrarë me thikë dhe ishte hedhur në kanal. Makinës i ishte hequr njera gomë dhe i ishte shkatërruar kafano. Dyshimet janë të forta se i riu është nxjerrë dhunshëm nga makina derisa ka përfunduar në buzë të kanalit i vdekur.

Disa persona janë marrë në pyetje lidhur me vrasjen.

Policia njoftoi se:

Sot rreth orës 7:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular