BallinaAktualitetShperthejne ne mallkime banoret ne Librazhd: U thafshin si po na thajne...

Shperthejne ne mallkime banoret ne Librazhd: U thafshin si po na thajne ne’’

Nga Bujar Vreto

Sot ne nje dite te nxehte Gushti ku data shenon 11-08-2019, me nje grup miqsh u nisem per ne zemer te malit Shebenik, indicja ishte festa e banoreve te Librazhd-Qender dhe Katund por dhe deshira e madhe per te eksploruar me shume mbi keto zona te mrekullueshme ku fauna dhe flora jane gershetuar aq mire sa banoret e zones gojedhen pas gojedhene thone se e ka bere zoti me dore. Une nuk dua te jeme kreativ per sa citoj me lart por te verteten mbi keto atraksione natyrore duhet ta prekni me kemb dhe shikoni me sy dhe kam bindjen se do riktheheni perseri me familjen, miq dhe eksplorues qe do mbeten te mahnitur me panoramen unike te ketyre trevave.

Sekretari i pare i rrethit, tani qe emeroi dhe kryetaret e komitetit ne Librazhd dhe Prrenjas ka vendosur te jete sa me produktiv ne sherbim te mafies si ortak i saj duke ju dhene ujin vadites per HEC, kodrat e malet per shfrytezim pyjesh e mineralesh si dhe lendinat e bukura per mbjellje hashashi dhe altruist me shtresen vurnerabel duke i mashtruar me ndonje thes miell apo ndihme ekonomike, duke punesuar pa kriter ne zyrat lokale vetem e vetem per te pasur ushtare ne manipulimin e votimeve dhe performanca e tyre ka si njesi matese ‘’numrin e votave te futura ne kuti’’.

Krahas bukurive perrallore qe syte tone u mrekulluan, ishte skandaloze e turpshme, e denueshme se si zona te tera ishin shkaterruar nga zjarret, keqbersit e privilegjuar nga rilindja dhe me e keqja e se keqes, toka e mbjelle me kultura te ndryshme bujqesore ishte thare nga mungesa e ujit vadites.

Banoret e zones te irrituar, te pa shprese, te katandisur si jo me keq, turfullonin kunder Sekretarit pare (Taulant), me mallkima nga me te ndryshmet ‘’U thafshin si po na thajne ne’’ U djegshin si po na djegin ne’’ U shfaroseshin si po na shfarosin ne’’ U degedis’shin si po degedisen femijet tane ne rruget e botes’’ e tjera e tjera.

Po ilustroj me foto pishat e djegura (disa ha), rruget e shkaterruara, 2 kanalet vaditese te (Qarrishte-Librazhd Katun-Gizavesh-Dorez -Librazhd Qender dhe kanali i mesit Koshorisht-Gizavesh-Dorez- Librazhd Qender) kjo gjendje e rende ka thare mbi 200 ha te mbjella dhe ka shkaterruar te ardhmen e banoreve te ketyre zonave. Theksojme se uje ka dhe me bollek por grykesia e sekretarit te pare per te perfituar sa me shume nga HEC-et ka sjelle kete gjendje katastrofike. Me kete gjendje jane pajtuar edhe mercenaret e emeruar duke u shitur e blere pa menduar se jeta e banoreve eshte me e rendesishme se disa para te paligjeshme te futura ne xhepa por e kam thene dhe po e perseris se drejtesia mbi ta do veproje dhe populli me vote do i derrmoje per kete skam dyshim (pak durim).

Librazhdi ka nevoje per implementimin e idese se Deges PD!
Po e sjelle perseri per rilexim

* Librazhdas : Trevat tona te mrekullueshme Jane thesar i dhuruar nga zoti e te mbrojtura me aq fanatizem nga te paret tane. Relievi kodrinor-malor na mundeson promovimin e nje zone atraktive ku vizitoret vendas dhe te huaj te shijojne peisazhet panoramike, ujin e kristalte dhe gjelberimin pa fund, ajrin e paster, te ndjejne aromen e luleve dhe flladin qe valvid gjethet e pemeve, te degjojne blegerimen e bagetive e cicerimat e zogjve , te shijojne kulinarine e pasur dhe gastronomine fantastike qe kulinarine e pasur e gastronomine fantastike qe servirin amvisat tona.

*Librazhdi, ka kapacitete intelektualesh te profilizuar ne fushat e duhura, per te bere nje projekt teresor zhvillimor, per nje infrastrukture rrugore te perfunduar,bujqesi te zhvilluar, blegtori, bletari, pemtari, vreshtari te shumfishuar dhe cdo mundesi tjeter qe gjeneron te ardhura per zonen.

*Banoret e ketyre trevave duhet te kerkojne me force dhe te mbeshtesin me vote idene e Deges se Partise Demokratike per kete projekt te madh, sepse reduktohet varferia, parandalon braktisjen e vendit nga te rinjte e te rejat,kthen emigrantet te investojne ne pronat e tyre dhe ridinamizon traditat,doket, kulturen e trevave tona qe per fatin e keq jane drejt shuarjes.

*Implementimi i ketij projekti madhor, kerkon mund e kohe nga profesionistet dhe vendosmeri nga politika, sese keshtu fuqizojme ekonomine individuale, grumbullojme me shume taksa te cilat i perkthejme ne investime per shkolla, qendra shendetesore, perkujdesje per aftesine e kufizuar dhe moshat e treta, pra permiresojme cilesine e jetes ne teresi. Te gjithe bashke te shpetojme trevat tona nga kthetrat e mafias, qe tashme eshte instaluar dhe eshte bere si nje trup i vetem me sektin rilindas.

Mos e mendoni ! tolerancen dobesi dhe lirine tuaj pa kufi..

Kryetari Dega E PD Librazhd

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular