BallinaKryesoreNjë VKM ende e pazbatuar, memoriali në Tiranë i ushtarëve amerikanë

Një VKM ende e pazbatuar, memoriali në Tiranë i ushtarëve amerikanë

Nga Kastriot Dervishi

Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, me vendimin nr.474, datë 22.5.2013, Këshilli i Ministrave vendosi ngritjen në Tiranë të memorialit “Ushtarët amerikanë të rënë në luftë”. Për zbatimin e këtij vendimi që duhet ta ndiqte ministria propozuese, përfshiheshin disa institucione: Bashkia e Tiranës (për caktimin e vendit), Ministria e Brendshme (për ndonjë shpronësim të mundshëm apo mbështetje), Ministria e Kulturës (për monumentin, konkursin, etj) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (për plotësimin e informacionit të kërkuar). Rolin kryesor e kishin Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkia e Tiranës. Siç bëhen punët në Shqipëri, kur ka hyrë viti i shtatë i miratimit të kësaj VKM-je ende nuk është bërë asgjë. Çuditërisht për raste të tjera koordinohen shpejt dhe mirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular