Moti do të sjellë surpriza të këndshme këtë fundjavë, për të gjithë ata qytetarë që janë lodhur nga i nxehti i tmerrshëm i ditëve të fundit.
Dita e premte dhe fundjava do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe me vranësira të shpeshta.
Ndërkohë, ditëve përvëluese duket se nuk iu ka ardhur fundi, pasi java tjetër pritet të jetë sërish me temperatura ekstreme, duke rikthyer edhe njëherë të nxehtin afrikan në vend.
Njoftimi i Meteoalb:
Dita e premte si edhe fundjava PARAQITEN në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, më të dukshme në zonat malore. Parashikohet që edhe java tjetër të jetë në ndikimin e motit të kthjellët duke qenë se priten sërish masa ajrore me origjinë Afrikane.
Temperaturat e ajrit do te VIJOJNE rritje graduale ne te dy vlerat termike ditore duke bere qe termometri te shenoje ne fundjave nga 10⁰C mengjesi deri në 35⁰C mesdita.