BallinaKryesoreRrëfimi përlotës i Natasha Lakos për Gjergj Xhuvanin: Gur i rëndë!

Rrëfimi përlotës i Natasha Lakos për Gjergj Xhuvanin: Gur i rëndë!

spot_img
spot_img

Shkrimtarja edhe skenaristja e njohur, Natasha Lako, ka ndarë me miqtë e saj të “Facebook” dhimbjen e madhe të ndarjes nga jeta parakohe të regjisorit Gjergj Xhuvani. Lako ka rrëfyer dimensionin e rrallë kinematografik të të ndjerit Xhuvani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, pas një ataku kardiak.

Në mesazhin e saj të ndjerë dhe tepër prekëse, ajo është shprehur se kineasti që krijoi me gjuhën e imazhit, do t’i mungojë si rrallëkush kinematografisë shqiptare, që dita-ditës edhe po fundoset në humnerë.

“Por vdekja nuk pyet per sezone dhe per dite vere. Dhe kesaj kinematografije i ka humbur ne nje spital te Romes nje nga regjisoret me me ze te saj te pas viteve 90, Gjergj Xhuvani. Kineasti qe u formua si asistent regjisor ne brumin e Kinostudios dhe tregimtari i ri qe talentin e tij te rrefimit, ia dedikoi filmit shqiptar.Regjisori i filmit te ri klasik shqiptar. Dhe keshtu duhet thene se u nda prej botes shqiptare dhe kinematografike, te cilien e konfiguroi edhe triumfalisht edhe tragjikisht, si me lamtumiren e sotme, njeriu qe nuk la t’i krijohej boshlleku deri ne humnere, kinematografise, te ciles i kushtoi jeten. Dhe qe mund te thuhet qe vijoi gjuhen kinematografike, jo vetem per ta shpetuar,por per t’i dhene nje nder te ri. Shfaqjen e njeriut, brenda rrethanave me te frustruara”, ka shkruar Lako.

Mesazhi i plotë:

Ne djall te mos shkoje kinematografia shqiptare, por vanitozet dhe analfabetet rreth saj

Ne vend te nje liturgjije per humbjen e kineastit Gjergj Xhuvani

Gjithe keto dite kam mbajtur doren per te mos shkruar per ate qe kohet e fundit po i ndodh kinematografise shqiptare, por qe nuk e di kush. Kam thene le te iki vera.Sepse e di qe shumica e te rinjve, ne pamundesi per te ndertuar shoqerine e tyre si nje si moter me te gjithe europianet e tjera, e ka me te lehte ta ndjeje veten te integruar me gjithe boten, vetem kur vesh fustanet dhe xhaketat e sezonit, ose ndjek kinematografine boterore.Ndoshta edhe kur sheh reklama te ndryshme qe ndrojne per dite. Dhe ka mundesi qe edhe snobet e dites, te thone.”Ne djall te veje edhe kinematografia shqiptare.”

Por vdekja nuk pyet per sezone dhe per dite vere. Dhe kesaj kinematografije i ka humbur ne nje spital te Romes nje nga regjisoret me me ze te saj te pas viteve 90, Gjergj Xhuvani. Kineasti qe u formua si asistent regjisor ne brumin e Kinostudios dhe tregimtari i ri qe talentin e tij te rrefimit, ia dedikoi filmit shqiptar.Regjisori i filmit te ri klasik shqiptar. Dhe keshtu duhet thene se u nda prej botes shqiptare dhe kinematografike, te cilien e konfiguroi edhe triumfalisht edhe tragjikisht, si me lamtumiren e sotme, njeriu qe nuk la t’i krijohej boshlleku deri ne humnere, kinematografise, te ciles i kushtoi jeten. Dhe qe mund te thuhet qe vijoi gjuhen kinematografike, jo vetem per ta shpetuar,por per t’i dhene nje nder te ri. Shfaqjen e njeriut, brenda rrethanave me te frustruara.

Te gjithe e dine suksesin e filmit “Parrullat,”qe sot citohet ne te gjithe kritiken boterore dhe qe flet per trusnine e dy mesuesve fshati ne kohen e rrethuar prej gureve te parrullave ideoligjike te mberthyera ne faqe mali.’I dashur armik’ me trysnine e njerezve te ngerthyer ne nje lufte, ku nuk kane vendosur ata vete te jene kunder njeri tjetrit. E me pas “Lindje perendim lindje”, me trysnine e nje grup sportistesh pas kolapsit te nje regjimi, ku per here te pare duhet te gjejne rrugezgjidhjet vete. Kjo sa per te kujtuar disa filma te Xhuvanit, qe ishte ne proces postproduksioni me filmin e tij te fundit.

Rregullat e reja te vendosura arbitrarisht per filmin shqiptar, nuk do ta lejonin qe Gjergj Xhuvani te bashkepunonte me shkrimtarin e pervojave te hidhura mbi trup, shkrimtarin e tij Dhimiter Xhuvani, qe mund te quhet edhe ati i tij natyral dhe shpirteror, per nje liri te re shprehjeje dhe fryme realiste. Nje rruge krijuese qe e lidhi edhe me aktoren e talentuar Luiza Xhuvani, e cila me teper se asnjehere tjeter, pas traumes se madhe brenda familjes dhe denimit te te birit per krimet e kryera, ka luajtur me nje thellesi dilemat hamletiane, kur njeriu papritur gjendet si ne cark.Dhe drama eshte gracka,ku shpirti do te mbyllet si laraska.

Nje trusni e re, kalon nga krijimtaria artistike ne jeten e drejtperdrejte te Gjergj Xhuvanit, deri sa kthehet ne bote tragjike. Punetori i palodhur i kinematografise , njeriu besnik i miqesive ,enderimtari i projekteve te vazhdueshme, I palekunduri ne formimin e tij,dhe mbi te gjitha ,njeriu social qe dha, trysnite dhe perpelitjet njerezore, pa asnje melodramatizem dhe shtirje, u nda nga jeta e tij kinematografike para kohe. Ne kete bote kaq te hapur, ku producente jane gati te vjelin aq sa u duhet, per ta kthyer edhe filmin ne stilin e reklamave ose PPP qe monitorojne doganat, vetem e vetem se ndonje njeri nuk di tjeter se c’eshte filmi, ne vend te nj e Xhuvani mund te kemi ketej e tutje te ftuar ne kinematografine shqiptare ndonje skenarist te huaj, qe do te n a tregoje se si e koncepton ai realitetin shqiptar sot.Dhe perseri: ‘Ne djall kinematografia shqiptare'(?!)

Dhe iku nje kineast, qe filmin e dinte ta ndertonte me duar e tij, qe nga skenari, po te donte te shprehej, si e kerkon liria e krijimit. Iku nje bazament dhe nje model,ne kohen e rrezikut qe kinematografine shqiptare, ta trajtojne sa per paret e nje asistence sociale. Iku nje nga autoret qe mbante nje ekuiliber, ne kete kohe kur duket se ka me te teper rendesi sherbimet dhe lehtesimet per xhirimet e te huajve ne Shqiperi, se sa prodhimi serioz i filmit, si ai I Gjergj Xhuvanit, qe e coi metrazhin e filmit te gjate ne sesionet me inkurajues te festivalit te Kanes.

Iku regjisori, qe duhet t’i mesonte edhe me drejtuesit e sotem te prodhimit te filmit, se regjisori nuk eshte nje rrogetar i zakonshem., por krijues i mirefillte qe shkruan me gjuhen e imazhit.,ne nje proces te pandashem te filmit autor, qe ndryshe nga gjithe bota synohet te neperkembet nga ata qe nuk e arrijne dot. Por jo nje Gjegj Xhuvani. A do te dine miqte e rinj te Qendres Kombetare Kinematografike, qe mendohen te vleresojne filmat shqiptare, duke ngateruar jurite nderkombetare te festival te filmit dhe te Miss Bukurive, me keshillat miratues te krijimtarise se mirefillte shqiptare, kur konkurimi nderkombetar, eshte tashme i garantuar gjate procesit te gjate filmik., qe ne momentin kur ka te drejten te paraqitet ne Euroimazh, ose kur gjen bashkeproducente te huaj.

Te konceptosh thjesht bisnes, ose pune rrogetaresh,nje kinematografi ,ne nje vend si Shqiperia,i ngjan vertet Don Kishotit te Mances. Ne kohen qe e gjithe agrokultura po mbeshtetet dhe zhvillohet nen regjimin financiar europian. Gjergj Xhuvani e kishte fituar kete fryme bashkepunimi dhe e dinte qe perpara se puna krijuese do te kishte shume mund. Pesha e krijimtarise se tij ekuilibronte te gjithe aventuren a la asistence sociale te rreth 170 filmave te metrazhit te shkurter te prodhuar gjate ketyre viteve. Ata qw kane kerkuar ta mundin Gjergj Xhuvanin qofte edhe me lajka e dine se ai ka pas te rinjte qe u ka qendruar ne koke dhe ju ka falur ekperiencen dhe autoritetin e vet , per nje kinematografi te qendrueshme dhe solide.Por qe vanitozet e kembejne me biseda dhe vendime kafenesh.

GJergj Xhuvani na meson se ai vete formesoi kinematografine shqiptare te pas viteve 90, me shume pak te tjere, disa prej te cileve pareve u vene me teper rendesi se krijitarise. Ata qe duan te kthejne regjine filmike dhe bashkepunimet ne nje profesion argatesh le te thone sa te duan.Ne djall kinematografia shqiptare.(?!) Gjergj Xhuvani eshte nje guri i rende kinematografik, kujtimi i te cileve do te ndaloje shume njerez te bejne marrezira dhe ekserimente me filmin shqiptar. Sepse nje ekip filmi mund te kete shume bashepunetorw te huaj.

Por nje veper quhet shqiptare, kur shpreh konstitucionin e vet shpirteror dhe trasmeton mesazhet e veta me te cilat pasurohet kinematografia boterore. Sot per sot, i ka mbetur vetem asaj te kete nevojen te shprehet shqip me te gjithe kuptimin e fjales.,per cdo kinematografi kombetare,ne mrojtje te diversitetit europian si pasuri. Dhe mere me nend sikur projektet shqiptare t’I miratoje nje specialist I vertete nga nje vend ku priren dhe pasurojne boten plot sukses prirjet e arteve marciale! Pastaj edhe nje specialist nga Bollivudi, qe I di se ku I rreh shqiptareve.Se ne nje bote snobesh,me qe nuk ka parfum shqiptar, fare lehte mund te thuhej.Ne djall kjo kinematografi qe kemi.(!?)

Por ja qe nuk na le humbja e parakoheshme e Gjergj Xhuvanit, qe duhet te shkunde gjithe shoqerine shqiptare, me qellim qe ne kinematografine e sotme te saj te mos krijohen humnera te reja . Dhe here tjeter le te flasim per vendime gati tragjike , por qe duhet te kemi sy dhe veshe per te vene gishtin mbi plage.Sepse cfare nuk mund te ndodhe nga mendje lehtesia per te perseritur pa e ditur as vete.Ne djall le te veje kinematografia shqiptare.

Por sot na ka humbur nje kinest qe na le porosi me humbjen e tij te themi..Amen atij qe I kushtoi jeten imazhit filmik dhe krijoi gifuren e regjisorit shqiptar te pas 90.Amen per konturimit e sotem, dhe trasnfigurimin e plote te shoqerise shqiptare .Amen kinematografise qe shfaq fytyren qe kemi ose zoterojme. Amen perjetesise qe le ajo pas.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular