BallinaAktualitetAksidenti tragjik në Tiranë/ Dom Gjergji prek me mesazhin e tij: Po...

Aksidenti tragjik në Tiranë/ Dom Gjergji prek me mesazhin e tij: Po derdhnin djersë për…

spot_img
spot_img

Ipeshkëvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta i ka dedikuar një postim përlotës dy punëtorëve që humbën jetën dje pas një aksidenti tragjik në një prej pallateve në rrugën Faik Konica, si pasojë e shembjes së skelës. Përmes një reagimi në Twitter, kleriku i njohur shprehet ndër të tjera, se vdekja e dy viktimave të këput zemrën pasi ishin duke punuar për ti çuar familjes bukë.

“Çdo vdekje, sidomos askidentale, është e dhimbshme. Por vdekja e atyre burrave që ranë nga skelat të këput zemrën, sepse ata ishin duke punuar, derdhur djersë, për t’i çuar familjes bukën te shtëpia. Këta janë heronjtë e vdekjeve të bardha. R.I.P. … “, shkruan Dom Gjergji në postimin e tij.

Image

Dy punëtorë humbën jetën pasi u zunë nën rrënojat e skelës të firmës “Syla” që u shemb nga lartësia e një pallati 13 katësh në rrugën “Faik Konica” në Tiranë, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur. Viktimat e ngjarjes së rëndë ndodhur rreth orës 15:00 janë 31-vjeçari Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra, 36 vjeç. Ata u nxorën të pajetë rreth 2 orë pas ngjarjes, teksa ndodheshin në rrënojat e skelës e cila u shemb nga lartësia duke i zënë poshtë.

Ndërsa tre punëtorët e të tjerë që mbetën të plagosur e që u transportuan në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, janë Genti Bardhi 29 vjeç, Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular