BallinaKryesoreOrjola Pampuri: Prapë ti Erjon Veliaj?! U shtuan viktimat e pafajshme në...

Orjola Pampuri: Prapë ti Erjon Veliaj?! U shtuan viktimat e pafajshme në listën tënde të mëkateve

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, reagon lidhur me ngjarjen e djeshme në Tiranë, ku si pasojë e shembjes së një skele humbën jetën 2 punëtorë dhe u plagosën 3 të tjerë. Sipas Pampurit, kjo ngjarje shton viktimat e pafajshme në listën e mëkateve të kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Sot ke mbi supe edhe dy viktima të tjera, dy djem nënash, që iu ndërpre në mes, një jetë e pa jetuar”, i drejtohet ish deputetja demokrate Veliajt.

Postimi i plotë i Oriola Pampurit:

Prape ti Erjon Veliaj…

U shtuan viktimat e pafajshme ne listen tende te mekateve. Ti qe je shnderruar ne zhurmues te ekraneve, sot ke mbi supe edhe dy viktima te tjera, dy djem nenash, qe iu nderpre ne mes, nje jete e pa jetuar  Nje jete e veshtire, fale se ciles u detyran te punojne sipas standarteve te mashtruesve si puna jote. Po c’je ti mor cun, qe nuk ndalesh, qe nuk reflekton, qe nuk te vret ajo pak ndergjegje nese ke apo ke patur ndonjehere, si te ze gjumi me gjithe keto vjedhje e viktima, si del e u flet qytetareve te Tiranes, i sigurt se nuk te kane kuptuar. Por mesa duket kur cdo turp e ke pertypur, e cdo norme e ke shkelur, nuk te ben me pershtypje asnje gje. U prehshin ne paqe shpirtrat e dy djemve te rinj, Zoti e ligji ndeshkofte ata qe mendojne nga mengjesi ne darke se si tu pijne gjakun e t’i hane kockat ketyre qytetareve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular