BallinaKryesoreKandidimi i të inkriminuarve nga PS, Aleksandër Çipa: Edhe shteti monist kishte...

Kandidimi i të inkriminuarve nga PS, Aleksandër Çipa: Edhe shteti monist kishte filtra më serioz dhe rigoroz

spot_img
spot_img

Kandidimi i Valdrin Pjetrit për kryetar të bashkisë së Shkodrës e vuri edhe njëherë Kryeministrin dhe Partinë Socialiste në shënjestër të opozitës për lidhje me persona me të shkuar kriminale.

Analisti, Aleksandër Çipa, vlerëson se PS ka injoruar në vijimësi shumë prej filtrave institucionalë që edhe shteti monist dikur i kishte shumë më serioze dhe rigoroze.

Çipa: Për më shumë se 3 vjet opozita politike dhe pse ndodhet në një pozitë shumë të rëndë të vetëvetes po godet kundërshtarin politik, kryeministrin dhe PS, në një pikë nevralgjike, “thembrën e Akilit”. Historia e inkriminimeve në politikat rekrutuese dhe politikat e përfaqësimeve të administratës, niveleve të larta të përfaqësimit institucional dhe shtetërore kanë qenë të tilla që kanë injoruar shumë prej filtrave institucionalë që edhe shteti monist dikur i kishte shumë më serioze dhe rigoroze sa i përket procedurave shqyrtuese, rishqyrtuese dhe verifikuese.

Këto politika nga qeveria e kryeministrit Edi Rama duket se janë injoruar dhe shpërfillur. Kriteri politik dhe ai i mbështetjes si besnikëri politike dhe partiake ka qenë prevalues mbi kriterin profesional, aftësinë dhe zotësinë, kreditet publike që gëzon personi dhe mbi integritetin e besueshmërisë dhe investimit profesional. Këto të fundit kanë qenë jo vetëm të dyshuara, të kritikuara dhe injoruara.

Sa i takon situatës së krijuar me bashkinë e Shkodrës, Çipa nuk parasheh një krizë institucionale.

Çipa: Nuk mendoj. Gjithë kostumi politik dhe proceset politike që realizohen është i arnuar. Një kostum i arnuar në të gjitha pjesët. Shtimi i një ëndrrë të tillë si ajo që po ndodh në Shkodër nuk prish punë por degradon dhe më shumë vlerën e një procesi për ta pretenduar të pastër dhe shërbyes. Palët duhet të krijojnë një momentum të ri politik.Çdo marrëveshje që do të rikthente modelin e 2017 do ta zhbënte dhe dobësonte jo vetëm autoritetin e shtetit, por perspektivën institucionale dhe perspektivën e vendit për anëtarësimin në BE.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular