BallinaAktualitetLamtumira për Fatos Baxhakun, "Po shkon mes ëngjëjve për të çuar Shqipërinë...

Lamtumira për Fatos Baxhakun, “Po shkon mes ëngjëjve për të çuar Shqipërinë tjetër atje”

‘Rradhë njerëz mërzisin kaq shumë njerëz me largimin e tyre nga jeta e tillë është dhe humbja e publicistit të njohur Fatos Baxhaku.

Miq, gazetarë, të njohur dhe ata që e njihnin përmes veprës së tij, i japin sot lamtumirën mjeshtrit të reportazhit.

Familja zgjodhi të kishte një ceremoni private.

Për mikrofonin e RTV Ora tre nga miqtë e tij thonë se me ikjen e Baxhakut ikën një pjesë e Shqipërisë.

Rezar Xhaxhiu: Me ikjen e Baxhakut iku një pjesë e gazetarisë shqiptare. Ikën një pjesë e reportazhit e shkrimeve dhe një pjesë e Shqipërisë tjetër. Asaj Shqipërie që Baxhaku e solli në reportazhet dhe dokumentaret, shkrimet dhe portretet e tij. Kjo është ikja e madhe. Ikja e një njeriu që shkon mes ëngjëjve të tij për të çuar Shqipërinë tjetër atje”

Astrit Hatollari: La shumë punë pa përfunduar. Shqipërisë po i ikën një qytetar i mirë që vetëm i ka dhënë këtij vendi.

Fatos Tarifa:  Humbje e madhe jo vetëm për moshën e re që kishte Fatosi. Rradhë njerëz mërzisin kaq shumë njerëz me largimin e tyre nga jeta. Unë e kam pasur student, shok, fqinj, mik të ngushtë. Që kur mora vesh lajmin e humbjes, atje ku rrinim bashkë ishte një gropë që nuk mbushtet dot nga askush tjetër. Do të mbetet gjithmonë i pranishëm.

Baxhaku u nda nga jeta të premten, 16 gusht, në moshën 55 vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Gjatë angazhimit afro 30 vjeçar në botime dhe publicistikë,  Baxhaku ishte edhe pedagog dhe mentor i disa breza studentësh të gazetarisë së shkruar dhe televizive. Prej 2015 punonte si gazetar ne profesion të lirë. Ai është autor i reportazheve që do të mbahen mend gjatë si “Tuneli” “Rrugëtim” “Shtëpia e vjetër”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular