BallinaAktualitet1955/Mbyllja e kampeve të internimit në Shqipëri

1955/Mbyllja e kampeve të internimit në Shqipëri

Nga Kastriot Dervishi

Pas mbylljes së kampeve nr.5 dhe nr.6 në Valias dhe Tepelenë në vitin 1953, të internuarit u dërguan në kampin nr.2 Shtyllas (ku ishin të burgosurit) dhe në kampin nr.5 Plug. Pas vdekjes së Stalinit kampet e internimit në lindjen komuniste u mbyllën. Edhe për çështje ekonomike nuk mund të mbaheshin shumë kampe për të internuarit. Për këtë arsye, kampi nr.5 Lushnjë u shkri. Pas këtij momenti nuk kemi më kampe për të internuarit (përjashto si rast të veçantë Kuçin deri në vitin 1958), por vetëm vende internimi. Gjatë vitit 1954 internimet kryesisht janë në kampet nr.2 Shtyllas dhe nr.5 Lushnjë. Duke vijuar nga viti 1956, nuk ka asnjë shkresë të Ministrisë së Punëve të Brendshme që bën fjalë për “kamp internimi” apo “kamp pune” që është thjesht një imagjinatë. Pas vitit 1955 kontrolli i të internuarve u bë nga Degët e Punëve të Brendshme nëpërmjet kryetarëve të këshillave, punëtorëve operative të Sigurimit dhe të plotfuqishmëve të policisë. Është një falsifikim i trashë apo mosdije që shkruash për ekzistencë kampesh pas vitit 1955.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular