BallinaKultureKori i vajzave të Liceut Artistik “Jordan Misja” performon në Berlin

Kori i vajzave të Liceut Artistik “Jordan Misja” performon në Berlin

Dyzet vajza nga Liceu Artistik “Jordan Misja” kanë performuar në “Takimin Ndërkombëtar të Koreve” në Berlin duke promovuar vlerat kulturore, artistike, qytetare dhe europiane në kryeqytetin gjerman.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini thotë se vajzat shqiptare kanë përjetuar një eksperiencë unike duke performuar bashkë me Korin e Vajzave të Berlinit dhe duke bashkëpunuar njëkohësisht me dirigjentë të mirënjohur ndërkombëtarë.

“Për herë të dytë tashmë, kori i 40 vajzave të liceut ka kënduar duke promovuar vlerat kulturore, artistike, qytetare dhe europiane në kryeqytetin gjerman. Vajzat shqiptare kanë përjetuar një eksperiencë unike duke performuar bashkë me Korin e Vajzave të Berlinit dhe duke bashkëpunuar njëkohësisht me dirigjentë të mirënjohur ndërkombëtarë”, -thotë ministrja.

Grupi shqiptar është bërë pjesë gjithashtu e një sërë aktiviteteve të tjera të përbashkëta si workshop-et, provat, vizitat pranë familjeve gjermane, ato turistike, kulturore etj.

Pas pjesëmarrjes në evente të shumta ndërkombëtare, ky është edhe bashkëpunimi i dytë me Korin e Vajzave të Berlinit, pas atij të 2017-tës. / atsh

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular