BallinaAktualitetSi flaken ekselentët: 66 mësuese te nxenesve me Aftesi te Kufizuar hidhen...

Si flaken ekselentët: 66 mësuese te nxenesve me Aftesi te Kufizuar hidhen në rrugë, Rama s’pranon t’i takojë!

66 mësuese në Tiranë, që kanë punuar me nxënës me aftësi ndryshe, do të hidhen në rrugë falë një urdhri të ministres së Arsimit Besa Shahini. Edhe pse janë vlerësuar për punën e tyre, atyre iu është thënë të kërkojnë punë tjetër. Denoncimin e tyre e kanë bërë pranë ish-kryeministrit Sali Berisha, me shpresën se dikush në qeveri do ta dëgjojë zërin e tyre, pasi kryeministri deri më sot nuk ka denjuar t’i presë në takim.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar sot mesazhin e tyre me këtë shënim: “Ish-studente e ekselencës dhe 65 shoqe të saj mësuese hidhen në rrugë nga ndrikull Shahini! Lexoni denoncimin e mësueses dixhitale. Çirret maska e Edvin Kristaq Mashtrimit, hajni që në çdo fjalë – një gënjeshtër nxjerr!“

Ish studente e ekselences dhe 65 shoqe te saj mesuese hidhen ne rruge nga ndrikull Shahini!

Lexoni denoncimin e mesueses dixhitale.

Çirret maska e Edvin Kristaq Mashtrimit, Hajni qe ne çdo fjale nje genjeshter nxjerr! sb

Z Sali Berisha po ju informoj per nje ceshtje e cila ka 2 muaj qe na shqeteson per te cilen nuk kemi gjetur zgjidhje .Jemi 66 Mesuese Ndihmese te qytetit te Tiranes qe para 2 viteve jemi punesuar nga Drejtoria Arsimore Tirane per te punuar me femijet me aftesi ndryshe , pergjate 2 viteve punuam shume per kete arsye edhe keta nxenes paten shume perparim si nga arritjet akademike ashtu dhe sjellja e tyre .Me ardhjen ne krye te arsimit te Besa Shahinit me udhezimin qe ajo nxori ne muajin Maj te ketij viti ( 2019 ) ne 66 mesueset ndihmese dalim automatikisht nga puna pra hidhemi ne rruge .Kemi realizuar takime te drejteperdrejta perkatesisht me : drejtorin e Drejtoris Arsimore Tirane , Zamira Gjini ne Ministrine e Arsimit ,Erjon Bracen dhe kemi derguar peticjon te portali I bashkeqeverisjes por pergjigja qe kemi marre ka qene : edhe pse keni punuar shume mire nuk mund tju mbajme ne pune filloni kerkoni pune nderkohe qe une personalisht kam mbaruar si studente Ekselente ” Masterin e Shkencave ne Psikologji Shkollore ” me mesatare 9.7 kam vite eksperience pune ne arsim dhe ne cdo dere qe kam trokitur nuk me eshte marre parasysh CV .Ndryshe nga ajo qe shprehet Edi Rama qe asnje grua nuk do te hiqet nga puna ne jemi 66 te tilla qe ne Shtator te ketij viti shkollor nuk fillojm pune pra hidhemi ne rruge ndryshe nga ajo qe shprehet Edi Rama se Ekselentet do ta zgjedhin vet vendin e punes asnje nuk I merr Ekselentet parasysh .Kemi ndenjur para Kryeministris te gjitha me shpresen per takim me Kryeministrin per disa dite por ky takim nuk na u mundesua kurre .Ju informojme ju me bindjen se do e beni publike kete qe po ndodhe ketu ne Tirane .Gjithe te mirat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular