Davide Zappacosta është zyrtarisht një futbollist i Romës. Mbrojtësi i ardhur nga Chelsea i është nënshtruar fillimisht testeve mjekësorë për të firmosur më pas një kontratë me verdhkuqtë deri në janar të 2020 me opsion rinovimi në formë huazimi deri në qershor të 2020.
Prezantimi i Zappacostas ishte me të vërtetë unik, si gjithnjë klubi i Romës di si të godas, gjatë prezantimit të mbrojtësit kanë shfaqur dhe disa foto të fëmijëve që rezultojnë të humbur, mes tyre bien në sy tre shqiptar, listë kjo e cila mbyllet me Bleona Matën, vajzën nga Kukësi e cila rezulton e humbur prej 9 vitesh.