BallinaAktualitetHistoria/ Në shpellën ku prifti u fsheh për 14 muaj pasi përndiqej...

Historia/ Në shpellën ku prifti u fsheh për 14 muaj pasi përndiqej nga komunistët (Video)

spot_img
spot_img

Në janar të vitit 1945, Dom Nikollë Gazulli, asokohe famullitar i Shkrelit, në Malësinë e Madhe, përmes kumoneve të kishës lajmëroi të gjithë zonën për vendosjen e një regjimi të ri në vendin tonë

Që prej atij momenti, ai do të shpallej armik i regjimit komunist dhe për 14 muaj, Dom Nikolla do të përndiqej. Për t’i shpëtuar torturave çnjerëzore, ai u fsheh në një shpellë të zonës, e cila u zbulua rastësisht nga një banor i Shkrelit vetem pak ditë më parë.

Kisha katolike kishte vite që kërkonte për ta zbuluar vendin ku Gazulli jetoi për 14 muaj.

Mëngjesin e 23 marsit të vitit 1946, Dom Nikollë Gazulli teksa doli nga kjo shpellë, u tradhtua dhe u vra nga forcat ndjekëse të regjimit komunist. Ai ishte një intelektual i madh, studiues e specialist në albanologji si dhe bashkëpunëtor i ngushtë në ruajtjen e gjuhës shqipe me Dom Gjergj Fishtën dhe Dom Ndre Mjeden.

Fliste 5 gjuhë të huaja dhe këto ishin arsyet se përse regjimi e shpalli si armik të popullit. /Top Channel/

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular