BallinaKronikeJa si shpërtheu karburanti në Lezhë, dy vajza të mitura në mesin...

Ja si shpërtheu karburanti në Lezhë, dy vajza të mitura në mesin e 7 të plagosurve

Kështu duket sot karburanti “Ekooil” në Lezhë, i cili përfshi nga zjarri mbrëmjen e së shtunës, 24 gusht 2019. Orët e para të mëngjesit i kanë gjetur punëtorët e karburantit duke pastruar zonën dhe mbetjet e shkaktuara nga shpërthimi që siç mund të shikohet janë ende prezente përreth.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi. Policia thotë se rreth orës 22:10 të së shtunës, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në kryqëzim të Shënkollit, në  karburantin “Ekooil” ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve.

Mes 7 të plagosurve, dy vajza të mitura

Për pasojë janë lënduar 5 shtetas që ndodheshin në një mjet që po furnizohej me gaz. Konkretishtshtetasit  B.B. 36 vjeç, A.B. 33 vjeç, D.B. 33 vjeçe, 2 vajza të mitura 5 dhe 2 vjeçe dhe dy punonjës pranë karburantit, shtetasit N.P. vjeç 40 dhe P.L. vjeç 31.

Nga zjarri janë dëmtuar e djegur disa automjete që ndodheshin të parkuara.

Një nga të plagosurit në reanianimacionin e Djegie Plastikës në QSUT

Dy nga të plagosurit, N.P. dhe B.B, kanë marrë plagë më të rënda dhe ndodhen në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë jashtë rrezikut për jetën.

“Mbrëmë rreth mesnatës në Shërbimin e Djegie-Plastikës ka ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie 40% , pacienti me inicialet N. P, 40 vjeç. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit të Djegie Plastikës, paraqitet e stabilizuar” informon  spitali.

Stafi mjekësor i QSUT është në gatishmëri të plotë dhe po kujdeset, duke zbatuar të gjitha protokollet mjekësore dhe duke e mbajtur në monitorim të vazhdueshëm në reanianimacionin e shërbimit të Djegie Plastikës.

Dyshimet e para për shpërthimin

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit. Megjithatë, vazhdon puna për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes nga specialistët dhe ekspertët përkatës, për përcaktimin e saktë të shkaqeve të saj.

Si rezultat i shpërthimit për disa orë u bllokua edhe qarkullimi i mjeteve, për të rifilluar diku pas orës 23:00, pasi shërbimi zjarrfikës arriti të shuajë plotësisht zjarrin në karburant dhe nuk kishte më rrezik.

“Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen,  forca të shumta policie dhe disa zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, ku zjarrfikëset bënë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur plotësisht rrezikun e përfshirjes nga flakët të depozitave të karburantit.  Policia mori masa duke vendosur perimetrin e sigurisë e largimin e të gjithë qytetarëve  nga perimetri i sigurisë, si dhe  bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizjeje” njoftoi policia. 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular