BallinaAktualitetSikur në Dibër të votohej ndryshe, sot.../Aleati i Bashës rrëfen distancimin nga...

Sikur në Dibër të votohej ndryshe, sot…/Aleati i Bashës rrëfen distancimin nga Rama

spot_img
spot_img

Nard Ndoka, kreu i PDK-së dhe aleat i Lulzim Bashës, ka sjellë në vëmendje një postim të 3 viteve më parë, lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore në Dibër.

Në 25 gusht 2016, Ndoka shkruante se “Dibra do dëshmojë, nëse reforma në drejtësi vlen, apo vota ka ‘dhjerë’ çdo reformë në këtë vend.

Edhe pak ditë dibranët do votojnë për të parin e tyre, një votim ndryshe nga çdo votim tjetër në këto vite të demokracisë tonë tranzitore.

Të gjithë i kanë sytë nga Dibra, nëse do ketë votim, do ketë blerje, do ketë frikë, do ketë drejtpeshim, do ketë logjikë, do ketë përgjegjshmëri, do ketë besim, apo votim të rradhës alla shqiptarçe?!”.

Duke ripostuar këtë qëndrim të shprehur, Ndoka shkruan sot se sikur në Dibër të votohej ndryshe, sot situata politike do ishte krejt tjetër.

“Të gjithë folën pasi ndodhi krimi, lexoje sot parashikimin per rilindjen dhe sjelljen e saj..!

I kam kuptuar dhe lexuar në kohë veprimet e tyre, Dibra ishte momenti i distancimit të plotë edhe i Demokristianëve nga Rama dhe PS-ja!”, shkruan Ndoka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular