BallinaSportGjyqtari i finales së botërorit në lokal pa dokumenta, e shpëton faqja...

Gjyqtari i finales së botërorit në lokal pa dokumenta, e shpëton faqja e Wikipedia

Në vitin 2010 gjykoi finalen e Kupës së Botës në futboll mes Spanjës dhe Holandës. Ai është gjyqtari i njohur anglez Howard Webb, që tani mbulon detyrën shefit të skuadrës VAR në Amerikë.

48-vjeçari, fundjavën e kaluar ka qenë protagonist i një ngjarje disi qesharake në një lokal nate në Nju Jork. Para se të hynte në lokal, truprojat që ishin në derën e jashtme i kanë kërkuar ish-gjyqtarit dokumentet.

Në ato momente, Webb ka kuptuar se nuk i kishte me vete dokumentet. Por ish-gjyqtari është treguar i shkathët dhe i ka treguar truprojave faqen e tij në Wikipedia, ku tregohet e gjithë karriera e tij, duke u lejuar të hyjë në lokal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular