BallinaKryesore"Vetëm largimi i Ramës e pastron Shqipërinë nga krimi, droga e korrupsioni"

“Vetëm largimi i Ramës e pastron Shqipërinë nga krimi, droga e korrupsioni”

Nga Lefter Maliqi

Vetëm largimi i Ramës pastron Shqipërinë nga ndotjet, krimi, droga, korrupsioni etj👎 Rama poston foto nga pastrimi i plehrave të qyteteve në bashkitë monistë. Thirri mendjes nuk pinë ujë hipokrizitë, ligësitë e tua. Pastro veten nga krimi, korrupsioni, pabesite, mosmirënjohjet. Pastro nga kriminelet qeverinë, parlamentin, drejtuesit e administratës, kryebashkiakët etj. Deliri, euforia, arroganca, pushteti të ka marrë mendjen. Harroje se do t’i gëzosh 61 bashkitë, mos u fry kot se e di që opozitën s’do që ta kesh, e di që do diktaturën e dimë që do vetëm Rilindjen por nuk do ia harrosh dot ta shuash opozitën e bashkuar, megjithëse po investon për përçarje për panik për reklama e homazh të keq për opozitën duke investuar të krijosh partiçka të reja brenda opozitës. Dardha e ka bishtin prapa, ligësive, prapaskenave të tua do u vijë fundi. Vazhdo kalorës prit koka brenda PS, plaçkite e vidhe vendin, ironizo, qesh ditën se natën e di që s’të zë gjumi. Të janë mbledhur të gjithë të keqijat bashkë po të mbushet kupa plot. Shpejt do të zbrazet dhe do ikësh me turp si asnjë tjetër nga poitika dhe nga kjo botë. Do ikësh me turp jo vetëm nga robi por dhe nga zoti. E di që s’beson dhe mirë bën se kur ta pësosh do thuash ku e kam ERTV-në e famshme, po mamicën, “tao taon”, “ciu ciun” etj etj. Shumë ëndrra sheh natën por do i shohësh reale ditën dhe dita do të duket natë. Çdo gjë shpejt do të errësohet. Historia do të flasë, na ishte njëherë një kalorës i gjatë, udhëhoqi rilindjen plot me drogë, mafie, krim, korrupsion, vrasje, grabitje, intriga e pabesi por siç ishte ashtu e pesoj nga robi dhe zoti. S’ke parë gjë akoma, e gërreve tepsinë, po të prishet timoni, s’po sheh më filxhan, e harrove Romeon dhe Xhuljetën, se të kanë dalë shumë kriminel kryebashkiak, deputet, drejtues institucionesh, të kanë dalë shumë përgjime nga nderkombtarët, po e mban shtetin më të fortë dhe banda në veri e jug, i kapë të gjitha institucionet. Prokurorin po e përdor sipas qejfit po zvarrit hetimet po i delegon te prokurorët besnik të Rilindjes, policinë po e vërsul mbi opozitën dhe popullin, shantazhe, gjoba, kërcënime etj. dhe jo për rend e siguri se çdo dite vrasje, kanosje, vjedhje, aksidente. Parlamentin e kap të gjithë votojnë siç do t’i dhe “tao tao”, përveç 5-6 deputetëve, median po e komandon, pushtetin lokal e zaptove me votime moniste, popullin e varfërove, oligarket i pasurove, kudo rritje çmimesh, rritje taksash, gjoba etj. Kalorës ku do i cosh gjithe ate pasuri të popullit? 2 m vend ke edhe ti edhe une edhe i varfri. Boll me me show e statuse sikur punon e te dhimbset vendi, do ikësh me turp. Suksese ne jetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular