BallinaAktualitetVideo/‘Ja çfarë thoshte Rama dhe Belinda Balluku për Kajmakun e Vorës

Video/‘Ja çfarë thoshte Rama dhe Belinda Balluku për Kajmakun e Vorës

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka publikuar dokumentat që tregonin se kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku, mandatuar nga zgjedhjet e 30 qershorit,, ështtë arrestuar në flagrancë në Greqi në vitin 2003, për falsifikim monedhash.

Bardhi gjithashtu solli ndër mend edhe se çfarë kishte thënë më parë kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku, të cilët e kanë mbështetur publikisht Agim Kajmakun e Vorës. “Gimi nuk është doktor shkencash, Gimi është si puna ime. Gimi është kokëfortë, e për kokëfortë jemi një grup i mirë këtu ne”, – shprehej Rama në Vorë.

Ndërkohë edhe Belinda Balluku fliste me lëvdata për kandidatin e Vorës.

“Agim Kajmaku është njëri prej jush dhe ju e njihni mirë. Agim Kajmaku është personi i duhur që duhet votuar”, – shprehej Balluku gjatë hapjes së fushatës për votimet e 30 qershorit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular