BallinaKryesoreBasha i vendosur: Qeveri tranzitore pa Ramën, zgjedhje parlamentare dhe lokale në...

Basha i vendosur: Qeveri tranzitore pa Ramën, zgjedhje parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha është shprehur tejet i qartë dhe i vendosur se misioni i tij, i PD dhe Opozitës së Bashkuar mbeten: zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Në një prononcim për mediat sot, Basha theksoi: “Zgjidhja e kësaj krize kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ku qytetarët shqiptarë të kenë mundësi ta thonë fjalën e tyre me një votë të lirë dhe të pandikuar nga krimi i organizuar, ç’ka do të thotë një qeveri transitore pa Edi Ramën dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale.

Partia Demokratike dhe Opozita e bashkuar është në komunikim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar.

Pjesë e këtij komunikimi ishte edhe takimi i sotëm me Nënkryetaren e Grupit parlamentar të CDU/CSU në parlamentin gjerman, komunikim që vazhdon intensivisht në mënyrë thuajse të përditshme dhe do të vazhdojë.

Një gjë është e sigurt: PD dhe Opozita e bashkuar janë të vendosura në qëllimin që i kanë vendosur vetes që ditën e parë: shërbim interesit qytetar, jo zgjidhje artificiale në shërbim të karrigeve tona apo pushtetit tonë.

Zgjidhja e kësaj krize duhet të vijë përmes atyre mekanizmave që do të pengojnë çdo qeveri të ardhshme të bjerë në të njëjtin batak. Ky është misioni im, i PD, i Opozitës së bashkuar.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular