BallinaAktualitet“E ngjashme me FBI” Ambasada e SHBA: Si do hetojë BKH korrupsionin

“E ngjashme me FBI” Ambasada e SHBA: Si do hetojë BKH korrupsionin

Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar sot një tjetër video në facebook mbi mënyrën se do të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit.

“Në videon e kaluar, mësuat mbi Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar (SPAK). Këtë javë do të flasim për Byronë Kombëtare të Hetimit, ose shkurt BKH. Çfarë është BKH? Përse është e rëndësishme BKH? Shikoni këtë video për të mësuar se si BKH dhe Prokurorët e Posaçëm do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta. CfareEshteReformaNeDrejtesi#NdalKorrupsionit” thuhet në postimin e Ambasadës, bashkëngjitur videos.

“Byroja Kombëtare e Hetimit është njësia hetimore e SPAK. SPAK-u është një institucion i ri, i pavarur dhe i papolitizuar kushtetues, detyra e të cilit është të ndjekë penalisht korrupsionin, krimin e organizuar dhe krimet e kryera nga zyrtarë të nivelit të lartë. Në shumë mënyra, BKH është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë të Shtetet e Bashkuara. Në fakt hetuesit e BKH do të trajnohen në akademinë e FBI-së Virxhinia. Ligji mbi SPAK-un po ashtu kërkon që një komision ndërkombëtar të mbikëqyr trajnimin dhe përgatitjen e hetuesve të BKH.

Në të kaluarën cilido me para apo pushtet mund të ndikonte sistemin e gjykatave në favor të tyre. Tani kushtetuta i jep SPAK-ut fuqinë dhe pavarësinë për të goditur korrupsionin e nivelit të lartë. Me t’u ngritur SPAK dhe BKH do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsonin në nivelet më të larta dhe prokurorët e posacë mund t’i cojnë këto cështje të rëndësishme në gjykatë. Zyrtarët e korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar do të japin llogari dhe do të përballen me drejtësinë. Prokurorët e posacëm dhe BKH janë këtu për t’u siguruar që askush të mos jetë mbi ligjin’” thuhet në videon e postuar sot nga ambasada amerikane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular