BallinaKronikeProkuroria e Dibrës regjistron dosjen “184”, prokurorët zgjidhen në shtator

Prokuroria e Dibrës regjistron dosjen “184”, prokurorët zgjidhen në shtator

spot_img
spot_img

Prokuroria e Dibrës ka regjistruar dosjen “184” dhe në fillim të shtatorit do të hidhet shorti për prokurorët që do të marrin përsipër hetimin e një prej dosjeve më të përfolura në Shqipëri.

Pjesë e këtij shorti nuk do të jetë kryeprokurorja e Dibrës, Esmeralda Keshi Cami pasi ka konflikt interesi me personat nën hetim, konkretisht Arben Keshin i cili u kap në përgjimet e BILD ndërsa komunikonte me kryeministrin Rama pas përfundimit të votimit në zgjedhjet vendore 2016 në Dibër.

Dosja e Dibrës u përcoll nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pa zhurmë në meskorrikun e këtij viti pasi prokurori i çështjes Klodian Braho shpalli moskompetencën duke ndryshuar dhe veprën penale nga grup të strukturuar kriminal në krim të dyshuar në fushatën zgjedhore.

Për disa javë Prokuroria e Dibrës mbajti letërkëmbime me këtë prokurori duke shpallur nga ana e saj moskompetencë, por në fund ndërhyri kryeprokurorja Marku e cila detyroi prokurorinë e Dibrës të merrte përsipër çështjen, me argumentin ligjor se prokurori ka pavarësinë e plotë për të ndryshuar veprën penale në rast se konstaton elementë të tillë juridikë.

Kjo lëvizje e Markut dhe Prelës i interpretua nga opozita si një tentativë për ta varrosur çështjen e cila do të çonte para ligjit, ministra, ish-ministra, zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit madje do të afektonte dhe vetë Kryeministrin Rama të cilësuar prej tyre si ideatori i manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri.

Dosja 184 prej 3 vitesh “fle” në zyrat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa Donika Prela drejtuesja e kësaj prokurorie dhe kryeprokurorja e Përgjithshme nisën lëvizjet pas publikimeve nga BILD të një sërë audiosh ku dëgjoheshin krerët më të lartë të shtetit shqiptar, drejtues policie dhe biznesmenë të lidhur me PS të angazhuar në fushatën zgjedhore për pushtetin vendor në Dibër në vitin 2016.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular