Eshtë ndarë nga jeta një nga ikonat e valles dibrane, një personalitet i artit për një zonë si Dibra që ka prodhuar artistë që i kapërcejnë dhe përmasat kombëtare.
Xhevat Fana, një prej valltarët më të mirë dibranë eshte përcjell dje rreth orës 13:00 për në banesën e fundit me nderimet më të mira nga ish-kolegët, por dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe shijuar artin e tij si dhe familjaret dhe të afërmit.
Xhevat Fana luajti valle tipike burrash me lëvizje krenare e plot personalitet, një koreograf e valltar i talentuar. Vendosi në skenë dhe iterpretoj vallen burimore e të kultivuar me lëvizjet më të shpejta e të vështira, shoqëruar nga kostumet me tirq, jelek e qeleshe të burrave dibran.
Kishte një performancë teatrore, ku burri komunikon zotësinë dhe fortësinë e tij, emri i tijë për publikun dibran ishte kthyer mit i valles dibrane .! I pa harr emri dhe vepra e tij!
Shuhet një nga ikonat e valles dibrane, Xhevat Fana
RELATED ARTICLES