Sezoni i ri i UEFA Champions League do të ketë edhe pigment ballkanik. Kjo pasi kroatët e Dinamo e Zagrebit, grekët e Olympiacos dhe serbët e Crvena Zvezda kanë kaluar pa shumë probleme fazën play-off të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Pas fitores 2-0 në shtëpi, Dinamo e Zagrebit mori një barazim 1-1 në transfertën norvegjeze ndaj Rosenborg dhe me rezultatin e përgjithshëm 3-1 kaloi në fazën finale. Ndërkohë, grekët e Olympiacos fituan edhe në transfertën ruse ndaj Krasnodar. Një fitore e vulosur në shifrat 2-1, e kaloi nënkampionët helen në raundin tjetër me pas rezultatit të përgjithshëm, 6-1.
Ndërkaq, në fazën e grupeve kaloi edhe Crvena Zvezda. Barazimi me shifrat 2-2 në Zvicër i dha të drejtë Yllit të Kuq për të vijuar rrugëtimin në Champions League. Takimi i zhvilluar mbrëmjen e sotme, u mbyll me shifrat 1-1, çka nuk i mjaftoi Young Boys për të kaluar më tej, pasi golavarazhi 3-3 flet në favor të Crvena.
Kujtojmë që nesër do të mësohen edhe 3 skuadrat e fundit që do kalojnë në grupet e Champions, shorti i të cilët hidhet të premten e 30 gushtit.