BallinaAktualitet“13 tetori s’duhet humbur”, Meta mesazh të fortë politikanëve pas takimit me...

“13 tetori s’duhet humbur”, Meta mesazh të fortë politikanëve pas takimit me Katja Leikert

Presidenti Ilir Meta iu ka dërguar një mesazh tëfortë të gjithë politikanëve në vend, teksa iu ka kujtuar edhe njëherë 13 tetorin, si datë zgjedhjesh për t’i dhënë fund krizës së thellë politike. Gjatë një takimi me Zëvendës Kryetaren e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, Katja Leikert, Meta ka thënë se politika shqiptare nuk duhet ta humbasë 13 tetorin, pasi kjo do të përshkallëzonte më tej krizën.

Edhe njëherë, Kreu i Shtetit ka theksuar se e vetmja zgjidhje për krizën janë zgjedhjet, ndërsa shtoi se “nëse do të ishin dëgjuar në kohë sugjerimet dashamirëse të drejtuesve të lartë të CDU, gjendja sot do të ishte krejt e ndryshme”

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim Zëvendës Kryetaren e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, deputeten gjermane Katja Leikert.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, dhe vëmendjen e posaçme që Gjermania po i kushton Shqipërisë, rajonit dhe perspektivës sonë europiane.

Kreu i Shtetit e falenderoi për angazhimin e posaçëm të Bundestagut dhe veçanërisht të grupit parlamentar CDU/CSU për parandalimin e thellimit të krizës politike ku ndodhet vendi, dhe theksoi se nëse do të ishin dëgjuar në kohë sugjerimet dashamirëse të drejtuesve të lartë të CDU, gjendja sot do të ishte krejt e ndryshme.

Presidenti Meta ripërsëriti se e vetmja zgjidhje e kësaj krize janë zgjedhjet, dhe se 13 tetori është një mundësi që nuk duhet humbur pasi vetëm do e përshkallëzonte më tej atë.

“Nëse politikanët vendas e kanë të pamundur të mësojnë nga vendet me përvojë të konsoliduar demokratike se si zgjidhen krizat, kanë rastin të mesojnë nga një shtet i ri si Kosova se si u jepet mundësia qytetarëve të thonë fjalën e tyre përmes zgjedhjeve të parakohshme për të ardhmen e institucioneve qeverisëse”, theksoi Kreu i Shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular