Katër persona janë arratisur nga burgu bujqësor i Tirinthias, në Greqi, duke alarmuar vendin fqinj. Mësohet se mes të arrestuarve janë dy shqiptarë, një tjetër është maroken dhe një algjerian.
Ata janë arratisur mesditën e sotme, ndërsa ka nisur menjëherë operacioni për kapjen e tyre. Mediet fqinje raportojnë se arratisja është konstatuar nga rojet e burgut, në momentin e numërimit të të burgosurve, gjatë orarit të drekës.
Ndërkohë, nuk dihet ende mënyra që është përdorur nga të burgosurit për të dalë nga qelia dhe as nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.