BallinaSportAnglia publikon listën anti-Kosovë: Rikthehet ylli i Liverpool pas një viti, ka...

Anglia publikon listën anti-Kosovë: Rikthehet ylli i Liverpool pas një viti, ka edhe një risi!

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka publikuar listën me 25 lojtarë, që do të ketë në dispozicion për ndeshjen ndaj Bullgarisë dhe Kosovës, më 7 dhe 10 shtator, për kualifikueset e Euro 2020.

Alex Oxlade-Chamberlain është rikthyer në grumbullim tek “Tre Luanët” një vit pasi pësoi atë dëmtim të rëndë, që e la jashtë fushe për të gjithë sezonin. Mesfushori është kthyer në 100% të formës së tij dhe Southgate i ka dërguar ftesën.

Për herë të parë me Anglinë do të jetë i grumbulluar edhe mbrojtësi i Aston Villa, Tyrone Ming, që ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij.

Ndërkohë që mungon Dele Alli për shkak dëmtimi.

Portierë

Pickford, Heaton, Pope

Mbrojtës

Alexander-Arnold, Chilwell, Gomez, Keane, Maguire, Mings, Rose, Trippier, Wan-Bissaka

Mesfushorë

Barkley, Henderson, Maddison, Mount, Oxlade-Chamberlain, Rice, Winks

Sulmues

Kane, Lingard, Rashford, Sancho, Sterling, Wilson

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular