Pa kaluar një orë nga plagosja e ish-mësuesit të fiskulturës në Vlorë, një tjetër ngjarje ka ndodhur në qytetin e Korçës. Mësohet se disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të një shtëpie private, ndërsa paraprakisht nuk raportohet për të lënduar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër tre të qytetit, pranë ish-depove të ujit. Ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin e autorit/ve.
zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e Korçës, ku disa persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt një shtëpi, e cila rezulton në pronësi të një personi me të shkuar problematike në fushën e narkotikëve. Dyshohet se shkak për ngjarjen janë bërë pazaret e prishura në fushën e narkotikëve.
Shtëpia, e cila ishte shënjestra e autorëve, është në pronësi të shtetasit, Juxhin Kulla. Ky i fundit rezulton me precedent penal, një emër ky jo i panjohur edhe për Policinë e Shtetit. Burimet policore konfirmojne se në momentin e ngjarjen, Kulla ka qenë në oborrin e banesës së tij, ndërsa të shtënat dyshohet se kanë qenë thjesht një paralajmërim për të.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.08.2019, rreth orës 21:15, në lagjen nr.3, në afërsi të Depos së Ujit, është qëlluar me armë zjarri, dyshohet në drejtim të një banese, pa shkaktuar dëme në njerëz. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.