BallinaKronikePërplasen 2 makina në Sarandë, 5 persona përfundojnë në spital

Përplasen 2 makina në Sarandë, 5 persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Sarandë, me pasojë plagosjen e pesë personave. Policia njofton se dy makina të tipit “Benz Mercedes” janë përplasur në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, në Finiq, duke lënë të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe tre persona të tjerë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak:

Rreth orës 04:25, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit” Finiq janë përplasur dy automjete të tipit Benz Mercedes në pronësi të shtetasve E.V dhe P.D.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerë (në total 5 shtetas), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular