Publikohen detaje të reja, tronditëse nga ngjarja me 5 të plagosur në Fier. Sipas një qytetari, në ngjarjen e rëndë është përfshirë edhe djali i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe një i afërm i tyre. “Djali dhe nipi i Gramoz Ruçit qellojne qytetare dhe pergjakin spitalin e Fierit. Policia po manipulon cdo gje. Deshmite jane flagrante”, shkruan Berisha.
Ja denoncimi i qytetarit:
Mirëmbrëma doktor. Në sherrin e ndodhur në Levan janë të përfshirë djali i Gramos Ruçit dhe Qerem Braçja kushuriri i Gramosit. Në levan janë qëlluar me pistoleta dhe ka qëlluar djali i Ruçit. Në koridorin e spitalit të Fierit kur shkuan të plagosurit Qerem Braçja ka marrë pistoletën e shërbimit të policit që e ruante dhe ka qëlluar një njërin nga kundërshtarët e sherrit.
Janë të gjitha të filmuara, por këtu ka pllakosur gjithë policia dhe forcat speciale, shiku dhe sapo erdhi edhe zv.ministri i bremdshëm për të manipuluar provat.
Policët lanë të zhdukej pistoleta e djalit të Ruçit dhe arrestuan disa nga fajtorët, por që pritet të lëshohen pasi të mbarojnë hetimet.
Njeriu që po lufton me jetën në reaminacion ska qenë pjesë e sherrit por po i heqin plumbin që të mos dalë që është qitur nga pistoleta e policit.
Zoti na ruajt doktor, se shteti ka vdekur.