Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte qytetin e Fierit. Një person i armatosur ka hyrë në ambientet e Spitalit Rajonal Fier dhe ka qëlluar në drejtim të personave të tjerë, duke plagosur 5 persona. Mësohet se atentatori dhe të plagosurit kishin pasur më herët një sherr.
Drejtori i Policisë së Fierit, Andon Marko tha se policia ka arrestuar 2 persona, kurse një i tretë është shpallur në kërkim.
Ai shtoi se po bëhet kontroll në banesën e personit që është shpallur në kërkim policor.
Marko ka sqaruar edhe dinamiken e ngjarjes, sipas të cilit, një sherr ka nisur në Levan dhe ka perfunduar me përdorimin e armëve në spital.
Sipas drejtorit, një person nga pjesëtaret e sherrit i ka marrë armën policit të Patrulles së Përgjithshme dhe me të ka qëlluar në drejtim të të plagosurve.